LAJMI I FUNDIT:

Itali, kapet gomonia me 730 kg marihuanë, arrestohen dy shqiptarë (Video)

Itali, kapet gomonia me 730 kg marihuanë, arrestohen dy shqiptarë (Video)

Policia italiane ka sekuestruar këtë të martë rreth 730 kg marihuanë në një gomone në zonën e Leçes.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave policia ka arrestuar dy trafikantë shqiptarë për lëndën narkotike.


Sipas burimeve italiane, gomonia u sekuestrua në orët e para të mëngjesit pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Lajmi është konfirmuar ndërkohë edhe nga autoritetet në Tiranë, të cilat nënvizojnë se bëhet fjalë për një tjetër operacion të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe asaj italiane.

Sipas njoftimit të palës shqiptare, sasia e marihuanës është bllokuar në lokalitetin Torre Kianka nga njësitë aero-detare të Guardia di Finanza, pas sinjalizimeve nga homologët shqiptarë.

Sipas njoftimit, shtetasit e ndaluar janë identifikuar me inicialet A.P dhe G.S, të moshave 43 dhe 39 vjeç.

Gomonia kishte dy motorë prej 250 kuaj-fuqi dhe një tjetër motor rezervë në bord. Ajo është ndaluar edhe me ndihmën e njësive ajrore të misionit Frontex.