LAJMI I FUNDIT:

“Ky portier i ri është më i mirë se Donnarumma”

“Ky portier i ri është më i mirë se Donnarumma”

Agjenti i Mattia Perin thotë se portieri që ai përfaqëson është më i mirë se ai i Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Portieri i Genoas është parë nga shumë si zëvendësim i Gianluigi Buffon në skuadrën e Italisë, por deri më tani ka vetëm një paraqitje me Azzurrët.


Pasi 17 vjeçari debutoi me Francën, agjenti i Perin thotë se lojtarit të tij duhet t’i jepet më shumë hapësirë.

“Donnarumma ka avantazh pasi që ruan portën e Milanit, fanellë që e mbanë më poshtë Perinin në hierarki”.

“Ne termet sportive, Perin meriton më shumë. Donnarumma është portier i shkëlqyer, por për të arritur nivelin e Perinit i duhen edhe disa sezone”.

“Perin, është vetëm 24 vjeç dhe është duke jetuar në kohën e dy portierëve të mëdhenj dhe atij do t;i duhet që të ut bërrylat për të bërë vendin e tij në Kombëtare”, ka thënë agjenti .