LAJMI I FUNDIT:

Musmurati: PDK nuk ka konkurrent serioz në skenën politike

Musmurati: PDK nuk ka konkurrent serioz në skenën politike

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Basri Musmurati, ka theksuar se partia e tij nuk ka asnjë konkurrent serioz në skenën politike.

Ai në emisionin “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum, ka thënë se demarkacioni duhet të kaloj, ngase kështu edhe ecet përpara në proceset integruese.


Musmurati ka theksuar se ka një vendimin të kryesisë së PDK-së që të votohet unanimisht marrëveshja e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Sipas tij, koalicioni i PDK-së me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), është stabil dhe nuk ka ndonjë mosmarrëveshje për çështje programore.

Sekretari i PDK-së, ka thënë se për momentin vendi nuk ka nevojë për zgjedhje te jashtëzakonshme ngase koalicioni është stabil, sepse sipas tij, edhe për çështje të caktuara pushteti i ka votat për miratimin e ligjeve në Kuvend.

Ai ka thënë se në rast se do të ketë zgjedhje, atëherë PDK-ja është e gatshme, ngase ky subjekt politik ka një strukturë jashtëzakonisht mirë të organizuar dhe nuk ka ndonjë vend që nuk ka nëndegë të PDK-së./Telegrafi/