Klementin Mile
Propozimi për ta legalizuar prostitucionin në Shqipëri është argumentuar deri tani në terma ekonomikë. Është thënë se ekonomia shqiptare do të stimulohej fuqishëm nga kjo gjë, se do të zhvillohej sektori i turizmit seksual, i cili do të tërhiqte të huajt, dhe se mjafton të hedhim sytë nga Gjermania, Holanda apo Greqia për të marrë shembull dhe për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mirë.
Problemi me këtë argument është reduktimi i vlerave në vlerë vetëm ekonomike. Sado e vërtetë të jetë që shqiptarët priren sot drejt materiales, nuk ka megjithatë të dhëna që dëshmojnë se asgjë tjetër nuk ka më vlerë për ta. Dhe, në fakt, sa më shumë theksohen përfitimet ekonomike nga legalizimi i prostitucionit, aq më shumë dyshohet për kostot sociale dhe morale të tij.
Në mënyrë paradoksale, edhe vetë vlera ekonomike e artikuluar nuk është më vlerë në sytë e njerëzve. Kjo sepse vlerat kanë një specifikë: ato janë referenca për komunikimin, por nuk mund të komunikohen. Vlerat udhëzojnë vendimet dhe veprimet njerëzore, por ato vetë janë jashtë çdo debati dhe diskutimi. Mund të debatosh me vlerat, por nuk mund të debatosh për vlerat. Nëse bëhet e debatueshme dhe e diskutueshme, vlera e vlerës vihet në dyshim dhe e humbet fuqinë bindëse, pasi kështu transformohet në një gjë krejt të rëndomtë, për vlerën e së cilës, ashtu si në çdo rast tjetër, do të vendosë debati ose diskutimi.
Dhe, në fakt, argumenti ekonomik për legalizimin e prostitucionit po shpie drejt një debati për vlerat, drejt një zgjedhjeje: paraja apo morali? Një debat i këtij lloji patjetër vlen për të konturuar kampe kundërshtare, për të dalluar ideologjikisht progresistët nga konservatorët, por me koston e zhvlerësimit në komunikimin publik si të vlerës së parasë ashtu dhe vlerës së moralit. Prandaj, nevojitet një argument tjetër, jo ekonomik për legalizimin e prostitucionit. Një argument që nuk i vë përballë paranë me moralin, por që ua ruan vlerën të dyjave në një unitet të padiskutueshëm.
Ideja bazë e këtij argumenti joekonomik është që legalizimi i prostitucionit nuk e përkeqëson situatën morale; përkundrazi, është një mjet që i vjen në ndihmë moralitetit. Le të nisemi nga një vëzhgim sociologjik dhe disa premisa faktike. E dimë që prostitucioni, edhe pse i paligjshëm, ekziston në Shqipëri. Madje, burime të ndryshme thonë që është mjaft i përhapur. Një konservator nuk ka pse t’u besojë këtyre burimeve, por ama mund të bëjë një shëtitje nga zona e ish-Bllokut në Tiranë. Aty do të shohë se shumica e femrave nuk kanë patur aspak kujdes për t’i mbuluar hiret e tyre; përkundrazi, duket se kanë patur shumë kujdes për t’i zbuluar sa më tepër pjesët provokuese të trupit. Nuk kanë faj të huajt të cilëve u bie rruga andej dhe pyesin shoqëruesin shqiptar: “Në vendin tuaj është i ligjshëm prostitucioni?”
Por, si ndodh ky fenomen? Pse të huajt i marrin për prostituta femrat shqiptare që nuk e kryejnë atë profesion? Çfarë e ka sjellë gjithë këtë konfuzion? Një shoqëri ka gjithmonë nevojë për modele që t’i ndjekë, për modele që krijojnë modën e asaj shoqërie. Në Shqipëri modën e vendosin prostitutat, sigurisht, ato të klasit të lartë – ato që punojnë natën si eskortë VIP, ndërsa ditën si këngëtare, aktore, prezantuese etj. Duke qenë në masmedia (dhe pse të mos jenë, seksi shet) ato i kanë të gjitha mjetet për t’iu imponuar femrave të tjera, për të vendosur standardin e veshjes dhe të sjelljes. Gazetat dhe revistat i ndjekin pas ngado dhe raportojnë për sukseset dhe aventurat e tyre. Nga çdo burim mediatik kumbon mesazhi “po të mos vishesh dhe sillesh si unë, do jesh një dështake e mjerë gjatë gjithë jetës tënde; nuk do arrish kurrë të tërheqësh vëmendjen e meshkujve!”
Ky mesazh nuk mund të injorohet; femrat kanë të drejtë të dëshirojnë vëmendjen e meshkujve. Por, fatkeqësisht kanë vetëm një model suksesi për ta arritur këtë: atë që thotë zhvishuni sa më tepër. Ky model ka sjellë doza pornografie të mëdha nëpër ambientet publike dhe e ka zvogëluar shumë elementin e erosit. Dhe, siç na e bën të qartë filozofi grek Platoni, pa eros nuk mund të ketë dashuri, por vetëm shkëmbime favoresh seksuale. Për aq kohë sa prostitutat VIP nuk do të cilësohen si të tilla, si prostituta, por do të vazhdojnë të nderohen në televizione, gazeta e revista, ky model do të vazhdojë të kultivohet. Ato do të vazhdojnë të jenë Fashion TV-ja e femrave shqiptare.
Atëherë, çfarë do të sillte legalizimi i prostitucionit? Së pari, do na shpëtonte nga një Shqipëri që ndjek thuajse e gjitha modelin e një shtëpie publike, duke e izoluar fenomenin e prostitucionit në zona të veçanta. Me fjalë të tjera, nëse sot shoqërinë e kontrollon modeli i prostitucionit të paligjshëm, nesër shoqëria do mund ta kontrollonte prostitucionin e ligjshëm. Së dyti, izolimi i fenomenit të prostitucionit do të sillte jo vetëm identifikimin e prostitutave, por edhe vendosjen e një kufiri mes prostitutave dhe femrave të tjera, me qëllim shmangien e stigmës sociale. Kur prostitutat të mos quhen më këngëtare apo prezantuese të suksesshme, por vetëm prostituta profesioni i të cilave ligjërohet dhe kontrollohet nga shteti, vetvetiu do të krijohet një kujdes te femrat e tjera për të mos u ngjarë në asnjë aspekt të veshjes dhe të sjelljes. Së treti, pas vendosjes së këtij kufiri, femrat do mund të zhvillonin modele të tjera të suksesshme për të tërhequr vëmendjen e meshkujve. Do të shihnim të kultivohet tërësisht potenciali shpirtëror dhe erotik i femrave – potencial aktualisht i ndrydhur – larg konkurrencës së pandershme me pornografinë materialiste të prostitutave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë