LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton lehtësim të qasjes së medieve në informata

Veseli premton lehtësim të qasjes së medieve në informata

Për ditën ndërkombëtare në qasjen në informata, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka organizuar një takim të përbashkët me gazetarët në Kosovë.

Gjatë takimit, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkelqim Hysenaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka qenë më i hapur ndaj gazetarëve, në krahasim me Qeverinë dhe institucionet tjera.


Gjithsesi edhe në këtë drejtim, sipas tij, duhet të bëhet edhe më shumë.

“Kuvendi duhet të ketë një qasje më të hapur me gazetarët. Të gjitha institucionet duhet të ju përgjigjen kërkesave të gazetarëve. Fatkeqësisht në Kosovë, raporti mes institucioneve dhe medieve nuk është në nivelin e kënaqshëm”, ka thënë ndër tjerash Hysenaj.

Ndërkaq kryekuvendari Veseli duke lavdëruar punën e gazetarëve ka thënë se lutet që të mos përsëritet më gjendja e krijuar gjatë vitit që po lëmë pas.

“Lutem që asnjëherë të mos kalojmë të njëjtën periudhë që kemi kaluar së bashku për gati një vit. Kuvendi ka qenë ndër institucionet më transparente për gazetarët. Jam i sigurt që me një punë të përbashkët do të kemi sukses së bashku”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori