LAJMI I FUNDIT:

PDSH-ja: Shqiptarët diskriminohen ekonomikisht në Maqedoni

PDSH-ja: Shqiptarët diskriminohen ekonomikisht në Maqedoni

Deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu deklaron se “buxheti është projeksion politik që paraqet idetë e një qeverie, që ekspertët pastaj i shënojnë në numra dhe shifra. Për nëntë vite me radhë, 9 buxhete përfshirë edhe këtë të tanishmin, BDI legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të djersës, mundit dhe parave të shqiptareve”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për shtyp, Aliu mes tjerash tha se ”shqiptarët për çdo vjet mbushin arkën e shtetit me mbi 1 miliardë euro dhe vazhdojnë akoma të mbesin pa ujë, pa rruge, me shkolla e tekste shkollore të shkatërruara e me plot ofendime, spitale pa kushte dhe të helmuar, përderisa maqedonasit falë BDI-së qe ju fal paratë e shqiptareve gjithçka kanë me bollëk, fontana parajsash, teleferikë, rrota panaromike, ujë, rrugë, autostrada, investime, fabrika e gjithçka tjetër që i bën të jetojnë në mirëqenie të plotë.


Dhe e keqja që mos të përfundojë me kaq, si pasojë e nënshtrimit dhe mos investimeve të BDI-së, tashme kemi edhe humbje jetë njerëzish nga vërshimet që i kishim vjet në Tetove e sivjet në Shkup. Partia Demokratike Shqiptare nëpërmjet amendamenteve, kërkojnë për të gjithë shqiptarët, përfshirë këtu edhe BDI-në nëse ndihen si të tillë, projekte që do t’u sigurojnë kushte elementare për jetesë dhe në të njëjtën kohë do të faktojmë diskriminimin e egër që u bëhet shqiptarëve.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori