LAJMI I FUNDIT:

Rreth tridhjetë specializantë të zgjedhur në konkursin e Todorovit dy muaj presin punësim nga BDI

Rreth tridhjetë specializantë të zgjedhur në konkursin e Todorovit dy muaj presin punësim nga BDI

Rreth tridhjetë mjekë të rinj të zgjedhur në konkursin për specializim të bashkë-financuar privat  të Ministrisë për shëndetësisë, dy muaj presin ti nënshkruajnë kontratat e punës në klinikat adekuate dhe me këtë janë lënë pa rrogë dhe sigurim. Ata sot kanë dorëzuar parashtresë deri te ministri Nikolla Todorov, si dhe deri te drejtorët e spitaleve të cilët nuk ua nënshkruajnë kontratat për punësim, ka publikuar sot Plusinfo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë grupe janë 19 mjek të cilët duhet të pranohen në Klinikën për traumatologji, ortopedi, anesteziologji, reanimacion dhe mjekim intensiv, pesë janë në Klinikën për sëmundje fëmijësh, tre në spitalin e Strugës dhe nga një në spitalet në Gostivar dhe Tetovë.

Në parashtresën të cilën e dërgojnë thonë se kanë nënshkruar kontratë me ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov dhe me ushtruesin e detyrës drejtor organizativ i KU për TOARILUC, Aleksandar Stankoviq.


“Për realizimin e të drejtave dhe obligimeve nga kontrata nevojitet që e njëjta të nënshkruhet edhe nga ana e ushtruesit të detyrës drejtor mjekësor Rexhep Selmani, respektivisht drejtorët përkatës të SP Strugë, SP Tetovë dhe SK Tetovë. Për arsye deri tani të panjohura për ne drejtori tashmë dy muaj refuzon ta nënshkruajë kontratën pa arsyetim konciz dhe në këtë mënyrë na shkakton dëm material dhe jo material”, thuhet mes tjerash në parashtresë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori