LAJMI I FUNDIT:

Përsëri anulohet diskutimi për Raportin e PSP-së!

Përsëri anulohet diskutimi për Raportin e PSP-së!

Kryetari i Komisionit për sistem politik, Vllatko Gjorçev ka anuluar vazhdimin e sotëm të debatit mbikëqyrës për raportin e PSP, si arsye se prokurorja Katica Janeva nuk ka njoftuar se nuk do të merr pjesë sot në debat, përcjell Telegrafi.

Gjorçevm takimin e ka caktuar për nesër, ku në seancat plenare janë parashikuar pyetjet nga deputetët.


Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski, OBRM-PDUKM në këtë Komision bën cirk me të vetmin qëllim që Raporti i Prokurorit Publik shtetëror të Marko Zvërleskit të mos vijë në agjendën e Komisionit ose në seanca plenare. Siç theksoi Sugareski, Raporti nuk është akt i përgjithshëm, domethënë rregullimi ligjor dhe Komisioni mund të punojnë pa praninë e Janevës.

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, pardje e ka lëshuar sallën e komisionit për sistem politik.

Ajo ka thënë se ”tashmë kjo është një mobing klasik, unë nuk do të vij më, do të paraqitem vetëm në seancat plenare”. /Telegrafi/

Janeva nuk pranon ultimatume, shfaqet në Këshillin e prokurorëve publik
Lexo po ashtu Janeva nuk pranon ultimatume, shfaqet në Këshillin e prokurorëve publik