LAJMI I FUNDIT:

Për tetë muaj rreth 13 mijë aksidente, 71 të vdekur

Për tetë muaj rreth 13 mijë aksidente, 71 të vdekur
Ilustrim

Që nga viti 2002, në aksidente të trafikut rrugor, kanë humbur jetën 2,118 persona, ndërsa kanë ndodhur 225,571 aksidente. Këto shifra konsiderohen alarmante nga Policia dhe nga ekspertët e sigurisë

Mbi 70 persona kanë humbur jetën në aksidentet në komunikacion vetëm gjatë tetë muajve të fundit. Në periudhën janar-gusht të vitit 2016, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur gjithsej 12,776 aksidente në trafikun rrugor, me fatalitet kanë qenë 65 aksidente, ndërsa kanë humbur jetën 71 persona.


Kurse, nga 1 shtatori deri më 22 shtator kanë humbur jetën 7 persona, që krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar kanë humbur jetën 23 persona. Ndërkaq, gjatë vitit 2015 kanë ndodhur gjithsej 17,722 aksidente në trafikun rrugor. Prej tyre me fatalitet kanë qenë 117 aksidente, ndërsa kanë humbur jetën 129 persona.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, që nga viti 2002, kohë kjo kur ky institucion posedon statistika të aksidenteve të trafikut rrugor kanë humbur jetën gjithsej 2118 persona.

“Nga viti 2002, prej kur ne posedojmë statistika të aksidenteve të trafikut rrugor kanë ndodhur gjithsej 225571 aksidente të trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për gazetën “Zëri”.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, një javë më parë, autoritetet e Kosovës kanë nisur zbatimin e Ligjit të ri për Komunikacionin me gjoba të trafikut deri në 1000 ose më shumë euro, të cilat konsiderohen të papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve të vendit.

Ky ligj, sipas ekspertëve të komunikacionit, nuk ka shkuar në korrelacion me mundësitë ekonomike që ka vendi, e aq më pak me pakon tjetër përcjellëse që e bën ligjin të zbatueshëm.

Edhe pse qëllimi i ligjit është që të ndalen vdekjet në komunikacion që kanë marrë përmasa tragjike, duke shkuar në mbi 2000 për 15 vjet, ekspertët e komunikacionit shprehin dyshim që ligji përveç rritjes së gjobave e rrit edhe korrupsionin, së pari tek ekzaminerët e më pas edhe te policia e trafikut./Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori