LAJMI I FUNDIT:

Xhaka flet pas supergolit kundër Nothinghamit (Video)

Xhaka flet pas supergolit kundër Nothinghamit (Video)

Granit Xhaka ka qenë protagonist kryesor gjatë këtyre ditëve te skuadra e Arsenalit.

Mesfushori shqiptar ka shënuar gol fantastik në fitoren e skuadrës me rezultat 0-4 kundër Nothingham Forest në kuadër të Kupës së Ligës.

Reprezentuesi zviceran ka shprehur kënaqësinë me golat e realizuar në javën e fundit, transmeton Telegrafi.


“Ditë tjetër, edhe një ndeshje, edhe një gol. Një emocion tjetër”, ka shkruar 23-vjeçari në llogarinë personale në Instagram, teksa këtë e ka shoqëruar me videon e golit të shënuar kundër skuadrës së Pajtim Kasamit.

Kujtojmë se golin e parë për Gunners, Xhaka e realizoi gjatë fundjavës kundër Hulll Cityt në kuadër të Ligës Premier. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BKl3mkVjAtK/?taken-by=granitxhaka