LAJMI I FUNDIT:

Tre futbollistët me pasimet më të sakta në Ligën Premier, ndër ta një shqiptar (Foto)

Tre futbollistët me pasimet më të sakta në Ligën Premier, ndër ta një shqiptar (Foto)

N’Golo Kante është futbollisti me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta.

Janë publikuar statistikat se cilët janë futbollistët me pasime më të sakta në sezonin 2016/17 në Ligën Premier.

Statistikat janë për futbollistët që kanë bërë më shumë se 100 pasime deri më tani në kampionatin anglez.


Kësaj liste i prinë mesfushori shkatërrues i Chelseat, N’Golo Kante, i cili ka qenë plot 93.97 për qind i saktë në pasimet e bëra.

Pas tij, vijnë dyshja e mbrojtjes së Arsenalit, me Laurent Koscielny, i cili ka qenë i saktë 93 për qind dhe pas tij mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi me 92.67 për qind. /Telegrafi/

Futbollistët me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta në Ligën Premier:

1.N’Golo Kante (93.97%)

kante

2.Laurent Koscielny (93%)

koscielny

3.Shkodran Mustafi (92.67%)

mustafi