LAJMI I FUNDIT:

Zhgënjen Kosova, gjashtë ndeshje – gjashtë humbje

Zhgënjen Kosova, gjashtë ndeshje – gjashtë humbje

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka humbur edhe ndeshjen e gjashtë në eliminatoret e “Eurobasket 2017”, pasi u mposht nga Bullgaria me rezultat 67-62.

Përfaqësuesja e Kosovës luajti ndeshjen e saj të fundit në eliminatoret e “Eurobasket 2017”, ku u paraqit me dy fytyra, dobët në pjesën e parë dhe me dinjitet në të dytën.


Çereku i parë i ndeshjes ishte më i barabartë duke përfunduar me vetëm dy pikë epërsi për mysafirët apo me saktë 20-18.

1

Ndërsa, diferenca ndodhi në çerekun e dytë, ku Bullgaria arriti të krijojë epërsi prej 14 pikësh, duke e mbyllur këtë çerek me 22-10.

Në pjesën e parë, basketbollisti më i dalluar i bullgarëve ishte Lilov me 10 pikë, ndërsa te Kosova u dallua Bamforth me tetë pikë.

2

Çereku i tretë ishte shumë superior për Përfaqësuesen e Kosovës, që e fituan me rezultat 15-8, duke ngushtuar epërsinë në 50-43.

Edhe çereku i katërt nisi shumë mirë për përfaqësuesen tonë që arritën të ngushtojnë epërsinë në vetëm tre pikë 52-49.

3

Megjithatë, basketbollistët kosovar nuk patën forcë deri në fund për të shënuar fitoren e parë në këto eliminatore të “Eurobasket 2017” dhe kështu humbën në fund edhe ndeshjen ndaj Bullgarisë me rezultat 67-62.

Basketbollistë më të dalluar në këtë ndeshje ishin Bamforth te Kosova me 21 pikë dhe katër asistime, teksa te Bullgaria ishte Washburn me 14 pikë e gjashtë kërcime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori