LAJMI I FUNDIT:

“Profecia” e Asllan Boletinit: Kanë me na ledhatue e kanë me na helmue!

“Profecia” e Asllan Boletinit: Kanë me na ledhatue e kanë me na helmue!

Asllan Boletinit, djalit të tetë të Isa Boletinit, në tregun e Vushtrrisë, në fund të shkurtit 1945, mban një fjalim. Ai do të arrestohet me qindra shqiptarë të tjerë pas Luftës së Dytë Botërore. Nga torturat e rënda që i përjeton në Prishtinë, bën vetëvrasje më 1947.

Rrëfimi për fjalimin e Boletinit në Vushtrri, sipas studiuesit Bajram Mjeku, është ky:


“Kosova ishte vënë në shtetrrethim ushtarak. Në tregun e Vushtrrisë u shfaq një burrë i pazakontë dhe shoqërohej nga dy burra tjerë. Sapo hyri në treg, kërkoi të improvizonin një binë. Do t’u drejtohej të pranishmëve me një fjalë të shkurtër. Qytetarët nisën të rriteshin në numër. Ishin kureshtarë të dinin, ç’do të thoshte burri veshur me pardesynë e gjatë dhe të zezë. Ishte Asllan Boletini, djali i tetë i Isa Boletinit, i cili kishte mbaruar Fakultetin Juridik në Beograd.

Boletini u tha të pranishmëve. ‘Vllazën të nderuem. Kosova po mbetet nën komunizëm e ju për komunizmin dini pak. Mbasi nuk patëm fat të jemi me Evropën, komunistët në fillim kanë me na ledhatue si foshnjën në djep. Kur të marrin fuqi, do të shndërrohen në gjarpinj e do t’na helmojnë!’.

Ky ishte theksi kryesor i fjalimit të Asllan Boletinit në tregun e Vushtrrisë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte prefekt i Vushtrrisë, Gjakovës dhe Prizrenit.

Pak muaj më parë, Asllan Boletini kishte marrë pjesë në Kuvendin e fundit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe ishte anëtar i Kryesinë së saj. Ishte besnik i Xhafer Devës dhe udhëheqësve tjerë të kësaj organizate politike progjermane.

Athua u zhgënjye nga Kuvendi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit? A u tërhoq ndonjë spagë mbrapa kulisave, me qëllim që shqiptarët të shpërqendronin vëmendjen dhe serbët t’i avanconin projektet e tyre për mbetjen e Kosovës nën sundimin serb?

Deri tash është studiuar vetëm rëndësia historike e Kuvendit. Ana e mjegullnajave mbetet e panjohur.

Fjalimi i Boletinit doli të jetë i saktë. Dy vjet më vonë, bashkë me qindra shqiptarë u arrestua nga komunistët. Nga torturat në burgun e Prishtinës, Asllan Boletini bëri vetëvrasje në vitin 1947.

Komunistët e varrosën në një vend të panjohur. Kurrë nuk u mor vesh për varrin e tij”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori