LAJMI I FUNDIT:

Aparatet kryesore në QKUK, të prishura

Aparatet kryesore në QKUK, të prishura

Tri pajisje shumë të rëndësishme për pacientët nuk janë duke punuar në QKUK. ESWEL për thyerjen e gurëve në veshka është jashtë funksionit tash e sa muaj. Edhe mamografi mobil ka nevojë për servisim, kurse në defekt është edhe koronarografi. QKUK-së i është zvogëluar buxheti për servisim të pajisjeve mjekësore.

Pacientët po detyrohen që ekzaminimet e nevojshme që kryhen me këto pajisje t’i bëjnë në sektorin privat shëndetësor, derisa QKUK-ja ka alarmuar se shkurtimi i buxhetit për servisimin e pajisjeve mjekësore mund ta krijojë një krizë të thellë brenda spitalit, shkruan “Zëri”.

Ali Ulaj, shefi i shërbimit të pajisjeve biomjekësore në QKUK, ka thënë për “Zërin” se janë diku 95 për qind e pajisjeve mjekësore të nivelit më të ulët diagnostik që mirëmbahen prej sektorit të mirëmbajtjes së QKUK-së. Kurse, janë afërsisht 5 për qind të pajisjeve më të sofistikuara që mirëmbahen prej serviseve të jashtme.