Lëvizja Besa: Një pushtet që të lë pa ujë, së paku duhet ta lësh pa votë
Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, Lëvizja Besa ka reaguar për mungesën e ujit në vendbanimet shqiptare.
Meqë për shqiptarët e Maqedonisë është bërë luks të flitet për festivalet kombëtare, për garat sportive ose për aktivitetet kulturore, ne sot jemi këtu që me keqardhje të konstatojmë, ashtu siç shkruante Fan Noli dikur, se shqiptarët janë “pranë ujit, të palarë”. Ndonëse Zoti ka falur ujë me bollëk gjithandej pranë nesh, vendbanimet shqiptare edhe sot – në vitin 2016 – vazhdojnë ta vuajnë mungesën e ujit ose të kenë ujë që nuk mund ta pinë.
Lëvizja BESA ka bërë një hulumtim të vogël në këtë temë dhe konstatimi jonë është ky:
I. Vendbanimet shqiptare që kanë mungesë të ujësjellësit:
• Fshatrat Dllapkidoll i Epërm dhe f. Drogomisht i Madh në Komunën e Kërçovës
• Fshati Llopat në Kumanovë
• Fshati Luboten në Komunën e Butelit – Shkup
• Fshati Nigishtan në Gjorçe Petrov – Shkup
II. Vendbanimet shqiptare që kanë mungesë të vazhdueshme të ujit:
• Lagjja e Vizbegut dhe disa rrugë të rrethit të Shutkës në Komunën e Shuto Orizarës dhe Butelit në Shkup
• Fshatrat Tuhin, Sërbicë, Haranjell dhe Zhubrinë në Komunën e Kërçovës
• Fshatrat Dobroshtë, Tearcë, Sllatinë, Përshevcë dhe Glogjë të Komunës së Tearcës – Tetovë
• Fshatrat Kamjan, Pirok, Pallçisht, Siniçan, Kallnik, Rakovec të Bogovinës – Tetovë
• Fshatrat Bukoviq, Llaskarcë, Radushë, Kondovë dhe Arnaqi e Poshtme të Sarajit – Shkup
• Fshatrat Jabollcë, Çiflig dhe Svetapetkë të Komunës së Sopishtës – Shkup
• Fshatrat Zhitoshë, Debresh dhe Llazhan të Komunës së Dollnenit
• Komuna e Dibrës
• Fshatrat Presille, Nerovë, Alldançe të Komunës së Krushevës
• Fshatrat Tatesh i Epërm, Tatesh i Poshtëm, Livadhi dhe Novosellë të Strugës
• Fshati Batincë i Komunës së Studeniçanit• Fshatrat Çajlë, Forinë dhe Çegran të Gostivarit
• Qyteti i Tetovës
• Fshatrat përreth Tetovës
III. Vendbanimet shqiptare që kanë probleme me cilësinë e ujit të pijshëm:
• Nga fshati Llojan deri në fshati Nikushtak të Komunës së Likovës
• Gati të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës
• Fshati Nerasht – Komuna e Tearcës
• Komuna e Vrapçishtit
• Fshatrat Cernilishtë dhe Desovë të Komunës së Dollnenit
• Fshati Rramanli – Kumanovë
• Komuna e Haraçinës
Përveç kësaj, problem më vete është infrastruktura e vjetruar, në të cilën nuk është bërë asnjë investim që nga koha e ish Jugosllavisë, siç janë vendbanimet e Çairit, të Studeniçanit e shumë të tjera.
Ky është “suksesi” i këtij pushteti, kjo është gjendja në të cilën i ka lënë vendbanimet shqiptare ky pushtet. Në vend që të flasim për produksione filmi e për festival të poezisë, ky pushtet na bëri që ne ende të flasim për ujin dhe të mburremi nëse diku kemi mundësi të pimë ujë – asgjë më shumë se kaq.
Krejt kjo ka ndodhur dhe ndodhë në kohën kur partitë në pushtet, pra çifti OBRM PDUKM-BDI, për më pak se dhjetë vite kanë shpenzuar gati 1 miliard euro para të qytetarëve për të bërë përmendore të carëve serbë, të pallateve e kafshëve në projektin “Shkupin 2014”.
Të gjendur në këtë situatë, Lëvizja BESA e gjykon si armiqësor këtë pushtet ndaj qytetarëve të tij dhe i fton qytetarët që ta dënojnë atë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Një pushtet që të lë pa ujë, së paku duhet ta lësh pa votë’, thonë nga Departamenti i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Lëvizjes BESA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj