Është normale të djersiteni gjatë natës nëse jeni në një ambient me temperatura të larta apo keni veshur rroba të trasha
Sidoqoftë, nëse dhoma e fjetjes nuk është aspak e nxehtë dhe prapë zgjoheni të djersitur, kjo mund të jetë një shenjë për ndonjë problem shëndetësor, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni kureshtarë të dini se përse mund të djersiteni gjatë natës, këto janë top arsyet se përse ndodhë kjo:
Temperaturat e larta të trupit
Kjo është ndër arsyet më të zakonshme se përse djersitet trupi. Një dhomë e fjetjes që ka temperaturë të lartë mund t’i ngritë edhe temperaturat e trupit. E njëjta gjë ndodhë edhe nëse jeni duke veshur rroba të trasha.
Çrregullimet e gjumit
Fatkeqësisht, nëse djersiteni shumë gjatë natës, kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë çrregullim i gjumit. Kjo nuk është befasuese, pasi që djersitja ka ndikim në gjumin të cilin e bëni.
Mes çrregullimeve më të shpeshta të gjumit që e shkaktojnë djersitjen gjatë natës janë:
– Apnea e gjumit, që do të thotë se keni vështirësi të merrni frymë kur bini të flini. Çdo sulm i apnesë shpinë në një shpërthim të papritur të kortizolit (hormon i stresit).
– Rrjedhje të nxehta, të cilat femrat i përjetojnë si shenjë të menopauzës. Djersitjet e natës shkaktohen për shkak të humbjes së estrogjeni dhe progesteronit tek gratë e vjetra.
– Çrregullimet e gjumit të shkaktuara nga shqetësimi.
Por, pavarësisht se cila nga këto arsye është, ju menjëherë duhet të kontrolloheni tek doktori nëse djersiteni në mënyrë anormale gjatë natës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare