LAJMI I FUNDIT:

Policia konfirmon sulmin ndaj RTK-së, thotë se po i analizon pamjet e kamerave të sigurisë

Policia konfirmon sulmin ndaj RTK-së, thotë se po i analizon pamjet e kamerave të sigurisë

Policia e Kosovës njoftoi se janë duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të sulmit ndaj RTK-së.

Policia konfirmon se më 22.08.2016, rreth 21:48 në rrugën “Xhemajl Prishtina” tek objekti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), është raportuar për një shpërthim që dyshohet se është kryer nga mjeti shpërthyes granatë dore.


“Policia e Kosovës me njësitet  e saj policore, duke përfshirë edhe ato të specializuara ka reaguar menjëherë duke ndërmarr veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pastaj janë kryer procedurat e mëtutjeshme policore, duke përfshirë kontrollimin e hapësirës, mbledhjen e dëshmive dhe provave materiale, në bazë të të cilave dyshohet se në pjesën e prapme, anash objektit të RTK-së ka shpërthyer mjeti i dyshuar granat dore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej bëhet e ditur se Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin kompetent i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes i cili ka zgjatur deri në orën 08:50 të ditës së sotme (23.08.2016), dhe rasti është iniciuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”.

Në bazë të informacioneve të deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Policia është duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësit/ve të këtij rasti”, thuhet në njofton.

Policia fton të gjithë personat apo qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion lidhur me rastin të njoftojnë Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori