LAJMI I FUNDIT:

Nokia në fundvit me 3-4 modele të reja të telefonave Android

Nokia në fundvit me 3-4 modele të reja të telefonave Android

Presidenti i Nokia-së në Kinë, Mike Wang, ka konfirmuar se 3 ose 4 pajisje Android do të zbulohen nga kompania në çerekun e katërt të këtij viti.

Këto pajisje do të ndahen mes telefonave ‘smart’ dhe tabletëve. Lajmërimi i pajisjeve të reja do të bëhet në fund të këtij viti ndërkohë që lansimi i tyre mund të shtyhet për fillimin e vitit 2017, bazuar në kohën që merr testimi dhe zhvillimi i tyre.


Kompania finlandeze HDM e cila ka blerë licensën e brendit të Nokias më herët gjatë këtij viti do të jetë përgjegjëse për dizajnimin e këtyre pajisjeve të reja.

Prodhimi do të bëhet nga Foxconn. Sipas spekulimeve, dy nga pajisjet e reja të Nokias do të jenë pajisje premium të cilat do të punojnë me Android 7.0 Nougat.

A photo posted by Telegrafi.com (@telegrafisti) on Aug 19, 2016 at 2:11pm PDT