Policia e Shtetit ka sqaruar arratisjen e shtetasit turk nga aeroporti i Rinasit. Në një deklaratë për mediat, pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike për këtë ngjarje, policia thekson se turkut me inicialet I. E. i është refuzuar hyrja për Shqipëri, pasi nuk justifikonte qëllimin e udhëtimit.
Policia thotë se ai u transferua përkohësisht në zonën e transitit, deri në përfundim të procedurave për kthimin e tij në Stamboll.
Duke përfituar nga fluksi i madh i pasagjerëve ai ka dalë duke kaluar tek zona e kontrollit të pasagjerëve dhe më pas ka hyrë ilegalisht në Shqipëri.
Dokumentet e identifikimit të shtetasit turk ndodhen tek oficeri i Policisë kufitare pasi oficeri po plotësonte dokumentacionin përkatës. Turku nuk rezulton person në kërkim apo me probleme me drejtësinë.
Gjatë ditës ishte, Partia Demokratike që nëpërmjet një deklarate ka denoncuar arratisjen e turkut. Sipas PD-së, atij i ndalohej hyrja në Shqipëri, por në momentin e dorëzimit të pasaportës ka arritur të largohej nga kontrolli kufitar edhe pse mbahej nën vëzhgim./tvklan.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe