LAJMI I FUNDIT:

Fotografohet gjatë fazës së testimit Audi SQ2 (Foto)

Fotografohet gjatë fazës së testimit Audi SQ2 (Foto)

Në pistën testuese në Nurburgring të Gjermanisë, është fotografuar makina e re nga Audi.

Modeli SQ2, apo siç është quajtur në medie ‘Q2 baby SUV’, ka qenë duke bërë disa xhiro kur është vërejtur nga spiunët e makinave të reja.


Njohësit e veturave komentojnë se ky model është i bazuar tek Audi Q2, por me disa ndryshime rrënjësore, transmeton Telegrafi.

Fryrjet në pjesën anësore, gjerësia shumë më e madhe si dhe lartësia, janë ndryshimet që janë bërë në krahasim me paraardhëset e saj.

Duke marrë parasysh se i ka nga dy gypa në secilin anë për të nxjerrë gazin, mendohet se motori i kësaj makine ka një ndezje speciale.

Megjithatë, nuk jepen detaje shtesë lidhur me këtë prodhim të ri. /Telegrafi/

Fotografohet gjatë fazës së testimit Audi SQ2 foto 2

Fotografohet gjatë fazës së testimit Audi SQ2 foto 3

Fotografohet gjatë fazës së testimit Audi SQ2 foto 4