Mishi është ndër ushqimet esenciale për jetë; përmban proteina, yndyra, vitamina dhe minerale, të nevojshme për një jetë të shëndetshme për konsumuesit.
Nga: Besnik Kalisi
Përveç rolit ushqyes, mishi është edhe parandalues dhe kurues i sëmundjeve të ndryshme tek njeriu, p.sh., mishi përmban acide yndyrore të pangopura që janë shumë të rëndësishme në dietë për uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Për t’i përfituar këto të mira, duhet ndjekur rregullat e caktuara shkencore që garantojnë mish të shëndetshëm, punë kjo që u takon profesionistëve të kësaj fushe.
Nëse nuk ndiqen procedurat e rregullta, prej kontrollit të veterinerit për therje të kafshës e deri te përfitimi i mishit, mishi ka rreziqe që manifestohen me sëmundje të ndryshme dhe mjaft serioze.
Përveç thertoreve të licencuara nga shteti, kemi edhe therje me rite fetare që janë evidente edhe në vendin tonë (dhe duke pas parasysh mënyrën e mbajtjes së kafshëve), kontrolli dhe analizat janë të patjetërsueshme.
Nga kontrolli i kafshëve për therje, ndalohen therjet nëse kafshët kanë temperaturë, nëse identifikohen sëmundjet me agjent shumë infektiv, gjatë konstatimit të përdorimit të substancave hormonale apo të përdorimit të preparateve jo të lejueshme, por edhe në konstatimin e kafshëve me abscese të shumta në trup, dehidrim, tumore të shumta të shpërndara në trup etj.
Përderisa kemi edhe therje individuale, duhet pasur kujdes që mos t’i shkaktojmë stres kafshëve sepse mikroorganizmat që gjinden në traktin digjestiv, në gjendje stresi ata kalojnë nga lumeni i zorrëve në rrugët limfatike dhe përmes qarkullimit të gjakut, kalojnë në muskulaturë të pastër të organizmit, ku, kemi një kontaminim mikrobik.
Mbetjet në mish janë edhe ndër rreziqet më të mëdha për konsumuesit sepse në krahasim më mikroorganizmat, janë më vështirë për t’u identifikuar.
Si mbetje konsiderohen:
– Antibiotikët: mbetjet e antibiotikëve kanë rreziqe si formimi i alergjive tek njeriu, rezistencë e mikroorganizmave dhe dëmtim direkt të shëndetit të njeriut, psh., Kloramfenikoli mund të shkaktojë një anemi aplastike tek njeriu.
– Anabolikët: që janë lënde stimuluese të majmërisë.
Përdorimi i diethylstilbesterolit tek viçat e majmërisë ka shkaktuar karcinomë të cerviksit tek gratë.
Konsumimi i mëlçisë nga kafshët të injektuar me Clenbuterol, çon në çrregullime të zemrës/aritmi të zemrës.
– Dioxinat: konsiderohen si substancat më të rëndësishme toksike, për shkak të pranisë së tyre kudo në ambient dhe me një toksicitet të lartë.Shenjat klinike gjatë intoksikimit me dioxin janë: gjendje gërdie, vjellje, dëmtime të mëlçisë etj. Gjithashtu dioxinat janë klasifikuar edhe si humankancerogjen.
Transmetues të sëmundjeve përmes mishit janë edhe agjentët bakterial, virusal dhe parazitar.
Agjentë bakterial janë: antraxi, bruceloza, salmoneloza, yersinia enterocolitica, campylobacterioza, etj.
Agjentët virusal: difteria e shpendëve, influenca aviare, etj.
Agjentët parazitar: trikineloza, cysticerkoza, sarkospordioza etj.
Të gjithë këtë agjent kërkojnë temperatura të caktuar për shkatërrimin e tyre.
Trajtimi i kafshëve me mirëqenie redukton numrin e sëmundjeve, e që rrjedhimisht edhe ne kursehemi nga sëmundjet e tyre që i marrim përmes produkteve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak