LAJMI I FUNDIT:

Historianët e Deçanit kundërshtojnë demarkacionin, kryeministrin e quajnë komunist

Historianët e Deçanit kundërshtojnë demarkacionin, kryeministrin e quajnë komunist

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” iu ka bërë thirrje ligjvënësve që të mos e votojnë marrëveshjen aktuale për Demarkacionin me Republikën e Malit të Zi.

Në një komunikatë për media, ata e kanë cilësuar kryeministrin Mustafa tradhtar dhe mbeturinë të regjimit të Millosheviqit.


“Kryeministri aktual është krye komunisti dhe politikani kosovare, i cili e përkrahu edhe suprimimin e Autonomisë se Kosovës me 1989 dhe pranoi të punoi nën drejtimin e politikës serbe. Si i tille Isa Mustafa nuk është gjë tjetër vetëm mbeturinë e regjimit të krye kriminelit Sllobodan Millosheviq”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë bërë thirrje edhe për shkarkimin e Murat Mehës nga detyra e kryetarit të Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Edhe një herë e ftojmë faktorin vendor, pozitën dhe opozitën që të ulën dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët sepse me pozicione aq të kundërta kur është në pyetje kauza kombëtare nuk shkohet dhe nuk bën të shkohet. Edhe dje u dëshmua në tryezën për demarkacion se ka fakte të mjaftueshme se Kosova po humbë territori. Në ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës së në çdo rrethanë të votimit të kësaj marrëveshje të organizohen demonstrata e protesta deri në rënien e regjimit komunist të Isa Mustafës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori