LAJMI I FUNDIT:

Nusja maqedonase që festoi dasmën me krisma pushke (Video/Foto)

Nusja maqedonase që festoi dasmën me krisma pushke (Video/Foto)

Do të ishte e vështirë që cilado nuse të festojë në dasmën e vetë me pushkë në dorë siç bën nusja të cilën mund ta shikoni në këtë foto. Por këtu bëhet fjalë jo për një femër të zakonshme, por për të punësuaren në MPB-Manastir, deklaroi Darko Kaevski, nënkryetar i LSDR (Forumi Rinor i LSDM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo fotografi mund të shikohet se Marija Ristovska Kaleshkovska, me origjinë nga fshati ‘Manastiri i Poshtem Srpci’, jo vetëm se është fotografuar me pushkë, por me ndihmën e babait ajo ka gjuajtur me pushkë pa ndalur.


Ja shikoni. Sipas informatave që posedon LSDM, është pushkë që ndalohet edhe për atë edhe për qytetarët për përdorime të këtilla. Por qartë shihet se kjo nuk vlen edhe për Sekretaren në policinë e Manastirit. Para një periudhë të shkurtër ka marrë edhe vendim për punë në SPB Manastir, menjëherë pas mbarimit të shkollës ekonomike, thonë nga LSDM.

Babai i nuses i cili e ndihmon që të gjuajë me armë, është njëri nga koordinatorët e OBRM–PDUKM në rajonin e Manastirit dhe është bashkëpunëtor i afërt i Nikolla Gruevskit.

Dasma e Marija Ristovska e punësuar tani në MPB, ka ndodhur muajin e kaluar.

LSDM kërkon nga MPB dhe SPB-Manastir të shpjegojë se nga ku u gjet kjo pushkë në dasmën e të punësuares në polici.

‘Megjithatë, sa shumë njerëz në MPB kanë armët e e saj për qëllime private? Kemi dëgjuar nga projekti ‘E vërteta për Maqedoninë’ çfarë shembulli u dha punonjësve të MPB, Drejtorit të atëhershëm Drejtori në DSK, Mijallkov i cili sipas inçizimeve urdhëroi ose vet ka shtënë me pushkë në bare dhe ahengje. Janë të numëruar ditët e kësaj qeverie të papërgjegjshme. Të gjithë ata që kanë punuar në mënyrë të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi’, tha Kaevski. /Telegrafi/

LSDM nusja qe gjuan me pushke 1

LSDM nusja qe gjuan me pushke 780

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori