LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Politikës së Jashtme në Parlamentin Evropian diskuton sot për reformën në drejtësi

Komiteti i Politikës së Jashtme në Parlamentin Evropian diskuton sot për reformën në drejtësi

Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) do të diskutojë sot për reformën në drejtësi.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social Facebook.


“Reforma në Drejtësi në Shqipëri, çështje e rëndësishme edhe në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET)”, shkruan Balla në statusin e tij në Facebook.

Një ditë më parë, në kryesinë e Kuvendit u zhvillua takimi tre palesh, mes kryeparlamentarit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Pas takimit, gjatë një emisioni televiziv, Meta shprehu bindjen se janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes dhe se drafti që është diskutuar është ai hibrid.