LAJMI I FUNDIT:

Klopp ia thotë në sy vendimin e tij Balotellit

Klopp ia thotë në sy vendimin e tij Balotellit

Jurgen Klopp ia ka thënë Mario Balotellit se ai duhet të largohet nga Liverpooli, por do ta ndihmojë që të arrijë formën e tij porsa kohë është këtu.

Balotelli iu bashkua Liverpoolit nga Milan në vitin 2014, por nuk arriti ta tregojë vetën në 16 ndeshje ku shënoi një herë.


Trajneri Klopp nuk sheh të ardhme për lojtarin në Anfield dhe i ka kërkuar të gjej skuadër të re.

“Prej se është kthyer këtu ai ka patur një sjelle të shkëlqyer dhe nuk mund të them diçka tjetër për të”.

Lexo po ashtu: Liverpooli gjen zëvendësimin e Coutinhos, paguan 25 milionë euro për ‘Rivaldon e ri’

“Gjithçka po shkon mirë. Pasi është këtu ne do ta ndihmojmë që të kthej formën më të mirë”.

“Ne duam që Mario të bëhet ai që ishte para lëndimit. Ai ka talent dhe këtë nuk e mohon askush”.

“Por ai duhet të gjej një zgjidhje te re. Kam folur me të. Ne do ta ndihmojmë që kur të largohet të jetë në formë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/