LAJMI I FUNDIT:

Santos: Portugalia nuk është vetëm Ronaldo

Santos: Portugalia nuk është vetëm Ronaldo

Trajneri i kombëtares portugeze, Fernando Santos ka folur para sfidës me Kroacinë duke thënë se Portugalia nuk është vetëm Ronaldo, pasi të gjithë futbollistët kryejnë punën e tyre.

Në prag të përgatitjeve që kombëtarja portugeze po i bënë për përballjen me Kroacinë, trajneri Fernando Santos këmbëngul se Porutgalia nuk është vetëm Ronaldo.


Edhe pse në vitet e fundit përfaqësuesja iberike ka luajtur me modulin 4-3-3, tani me Santos rreshtimi ka ndryshur në klasik 4-4-2, me Ronaldon dhe Nanin në vijën e sulmit, ndryshim ky i bërë për sulmuesin e Realit, por që nuk la pa u pyetur nga gazetarët.

“Kjo qëndron, por vendimi për të aplikuar këtë vendosje nuk lidhet vetëm me Ronaldon. Portugalia nuk është vetëm Crtistiano Ronaldo, ndonëse më duhet ta pranoj ai është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Santos.

“Nëse e aktivizojmë Ronaldon me rreshtimin 4-3-3, nuk do të ketë mundësi të tregojë të gjithë potencialin e tij. Kjo është e paimagjinueshme. Nëse ai s’postohet në të majtë, skuadra ekspozohet ndaj problemeve në mbrojtje. Është më mirë që ai ta sulmojë mbrojtjen kundërshtare dhe të tentojë portën. Për karakteristikat që ka, ai ka nevojë për hapësira dhe liri veprimi”, përfundoi trajneri i Portugalisë.

Ndryshe, Portugalia do të përballen me Kroacinë në fazën e 1/8-ave, ndeshje kjo që do të zhvillohet sot në Lens. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori