LAJMI I FUNDIT:

Publikohet ajo që i ka thënë sulmuesi në Orlando policisë

Publikohet ajo që i ka thënë sulmuesi në Orlando policisë

Është bërë publik transkripti i pjesshëm i bisedës telefonike midis policisë dhe personit të armatosur, i cili ka vrarë 49 veta në një klub nate në Orlando të Shteteve të Bashkuara.

Omar Mateen e ka identifikuar veten si ushtar islamik dhe i ka thënë policisë se “është në Orlando” dhe se “ka shtënë”.

Ai po ashtu ka përmendur sulmet në Boston dhe ato në Francë gjatë bisedës me dispeçerin e policisë.

Mateen ka mbajtur të rrethuar klubin e natës “Pulse” për tre orë.

Ai është vrarë nga policia, pasi autoritetet kanë hyrë në ndërtesë.

FBI ka thënë të hënën se Mateen, 29 vjeç, ka folur dy herë me dispeçerin e policisë rreth 30 minuta pasi ka hapur zjarr brenda lokalit.

Mateen po ashtu i ka thënë policisë se Amerika duhet “të ndalojë bombardimet në Siri dhe në Irak” dhe se kjo është arsyeja “përse ai ndodhet atje”.

“Ka disa automjete jashtë që kanë bomba, vetëm ta dini”, ka thënë Mateen, duke aluduar në hapësirën përpara klubit të natës.

Mateen më vonë ka thënë se ka një jelek, duke shtuar se ai është i llojit me atë “që është përdorur në Francë”.

“Në ditët e ardhshme do të shihni aksione të tjera të tilla”, ka thënë Mateen para se ka ndërprerë telefonatën, transmeton rel.

FBI ka thënë se nuk do të publikojë zërin e bisedave telefonike për shkak të respektit për viktimat dhe familjet e tyre.

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit i Mbrojtjes udhëton në SHBA për bisedime ‘kritike’ për Gazën dhe Libanin

Ministri izraelit i Mbrojtjes udhëton në SHBA për bisedime ‘kritike’ për Gazën dhe Libanin

Botë
Nusja vdiq në ditën e dasmës, bashkëshorti i saj nga Karolina e Jugut merr 1.3 milion dollarë kompensim – aksidentin e kishte shkaktuar një grua e dehur

Nusja vdiq në ditën e dasmës, bashkëshorti i saj nga Karolina e Jugut merr 1.3 milion dollarë kompensim – aksidentin e kishte shkaktuar një grua e dehur

Amerika
Ukraina thotë se shkatërroi një bazë ruse të dronëve - publikohen imazhet satelitore

Ukraina thotë se shkatërroi një bazë ruse të dronëve - publikohen imazhet satelitore

Botë
Fshati rumun që do të shndërrohet në bazën ajrore më të madhe të NATO-s në Evropë

Fshati rumun që do të shndërrohet në bazën ajrore më të madhe të NATO-s në Evropë

Evropa
Ukrainasit godasin qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë, pamje nga aksioni

Ukrainasit godasin qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë, pamje nga aksioni

Evropa
Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Evropa
Kalo në kategori