LAJMI I FUNDIT:

Vetëm ky lojtar ka bërë më shumë pasime se Xhaka në Euro 2016

Vetëm ky lojtar ka bërë më shumë pasime se Xhaka në Euro 2016

Pritjet për Kampionatin Evropian 2016 tashmë janë harruar dhe tifozët po shijojnë magjinë e kësaj gare.

Befasi të mëdha ende nuk ka pasur pasi përfaqësueset dhe lojtarët e mëdhenj kanë bërë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

I tillë është edhe Granit Xhaka i cili me 101 pasime ndaj Shqipërisë është lojtari i dytë me më së shumti pasime deri më tani Euro 2016.


Para tij është vetëm Toni Kroos me një pasim më shumë, kurse pas tij Sergio Ramos (91), Jerome Boateng (88) dhe në fund top pesëshja mbyllet nga Andres Iniesta, me 84 pasime.

Vlen të theksohet se Xhaka ka prekur 129 herë topin ndaj Kombëtares së Shqipërisë dhe është bërë lojtari zviceran me më së shumti prekje gjatë një ndeshje të Kampionatit Evropian. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6AvL0Lori20