LAJMI I FUNDIT:

BDI kërkon dorëheqjen e Ivanovit, opozita maqedonase votë mosbesimi

BDI kërkon dorëheqjen e Ivanovit, opozita maqedonase votë mosbesimi

Deputetët e opozitës në Maqedoni, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, thanë në Kuvend se me aktet për faljen e politikanëve që hetohen nga Prokuroria Speciale, presidenti Ivanov ka shkelur Ligjin për falje dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, njofton REL.

Ata kanë nisur një propozim për votën e mosbesimit për presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov pas vendimit të tij për faljet.

“Gjorgje Ivanov si president i shtetit duhej të ishte sot këtu dhe hapur të thotë se kush e urdhëroi ta marrë një vendim të tillë edhe përkundër asaj se qytetarët në vazhdimësi janë shprehur kundër këtij vendimi duke protestuar për çdo ditë. Por, gjithsesi dhe bashkësia ndërkombëtare qartë është shprehur se përpara drejtësisë të gjithë duhet të jenë të barabartë”, ka thënë Goran Misovski deputet i LSDM-së.


Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se për t’u zgjidhur kriza politike Gjorgje Ivanov duhet të japë dorëheqje nga detyra e presidentit të shtetit.

“Ne si parti mendojmë se si akt moral Gjorgje Ivanov duhet sa më parë të ofrojë dorëheqje. E themi këtë sepse mendojmë se Ai ka rrënuar imazhin e vendit njëherësh duke nxitur revoltë tek qytetarët për çka ata kanë dalë dhe në rrugë për të protestuar. Mendojmë se dorëheqja e Ivanovit do t’i hapte rrugë Maqedonisë që të dal nga kiza”, tha për Radion Evropa e Lirë Rafiz Haliti nga BDI.

Por, deputetët e OBRM-PDUKM-së në pushtet të udhëhequr nga ish kryeministri Nkolla Gruevski në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë thanë se kërkesa për votën e mosbesimit është tërësisht e paqëndrueshme dhe nuk bazohet në argumentet ligjore.

Vlatko Gjorcev deputet i OBRM-PDUKM-së ka mbrojtur qëndrimin se përmes kërkesës për përgjegjësi synohet të goditet personaliteti i Gjorgje Ivanovit si president i shtetit.

“Gjorgje Ivanov si president i këtij shteti përgjigjet vetëm para qytetarëve të Maqedonisë dhe në momentin që ata kanë mundur të votojnë kanë shprehur besimin e tyre ndaj Ivanovit me një dallim të thellë ndaj konkurrentëve të tij për dy mandate radhazi”, ka theksuar deputeti i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev.

Për të filluar proceduara para Gjykatës Kushtetuese për konfirmim e përgjegjësisë së presidentit, nevojitet që paraprakisht pro votës së mosbesimit të deklarohen 82 deputetë.

Iniciativën për votën e mosbesimit për presidentin e Maqedonisë e ka ngritur partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe e njëjta është mbështetur dhe nga deputetët shqiptarë, ata të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare pas vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 personave.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare më 27 maj tërhoqi një pjesë të vendimit të tij për faljen e politikanëve për ta tërhequr plotësisht vendimin më 6 qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Kalo në kategori