LAJMI I FUNDIT:

Derbi i fazës grupore

Derbi i fazës grupore

Ndeshja e gjeneratës së artë të Belgjikës kundër nënkampionit evropian, Italisë, është ndoshta më interesantja e fazës grupore të ‘Euro 2016’.

Belgjika e Italia përballen sot (e hënë) nga ora 21:00 në Stade de Lyon.


Të dy skuadrat përbëhen nga emra të njohur, fitues të Ligës së Kampionëve dhe në rastin e Italisë edhe kampion të botës.

Është një ndeshje ideale për të prezantuar në skenën ndërkombëtare stadiumin e ri të Lyonit, Stade de Lyon, që ka kapacitet prej 59 mijë ulëseve.

Arena është hapur në janar dhe do të presë gjashtë ndeshje të Evropianit duke përfshirë edhe gjysmëfinalen e parë.

Shumë njerëz presin që gjenerata e talentuar e Belgjikës të arrijë të paktën në gjysmëfinale. Por mbrojtja belge e goditur nga lëndimet, mbetet shqetësim, transmeton Koha Ditore.

Është rrëfim tërësisht i kundërt për Italinë, forca e së cilës mbetet mbrojtja. Skuadra e Antonio Contes ka shënuar vetëm 16 gola në 10 ndeshje kualifikuese, me Graziano Pellen e Southamptonit si golashënuesin më të mirë me tre gola.

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori