LAJMI I FUNDIT:

Tifozët grek të ‘Olympiacos’ sulmojnë të punësuarin në Lukoil

Tifozët e klubit futbollistik grek, ‘Olympiacos’ dje rreth orës 11:00 kanë sulmuar 35 vjeçarin J.A. nga Kumanova, i punësuar në pompën e benzinit Lukoil në magjistralen Kumanovë-Shkup, informojnë nga MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Sulmuesit e kanë goditur të punësuarin në kokë, pshtyrë, e kanë krehur zhagë dhe kanë marrë artikuj të ndryshëm dhe kanë dëmtuar objektin’, qëndron në komunikatën e MPB-së.


Sipas MPB-së, për shkak të të dyshuarve për shkelje, janë arrestuar H.A. (26), P.F. (26) dhe T.V. (29) nga Greqia, dhe janë marrë masa për qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/