LAJMI I FUNDIT:

Hatem Ben Arfa zbulon një detaj mjaft interesant të Lorik Canës

Hatem Ben Arfa zbulon një detaj mjaft interesant të Lorik Canës

Hatem Ben Arfa dhe Lorik Cana dikur ishin bashkëlojtarë te skuadra e Marseilles.

Mesfushori me tipare sulmuese i kombëtares franceze ka zbuluar se si e thërriste kapiteni i kombëtares shqiptare, Cana.


Sipas Ben Arfas, Cana e thërriste me emrin e filozofit të falshëm – Sokrati, transmeton Telegrafi.

“Lorik Cana më quante Sokrati dhe nuk e dija pse. Ndoshta për shkak të leximit të librave filozofik”, ka thënë Ben Arfa.

Ndryshe, mesfushori shqiptar është raportuar se pas evropianit do të kalojë në radhët e skuadrës zvicerane të Lozanës. /Telegrafi/