LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet futbollisti, ofendoi dhe goditi një polic

Arrestohet futbollisti, ofendoi dhe goditi një polic

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Serge Aurier, është arrestuar dhe shoqëruar nga policia të hënën pas një përplasjeje me policinë në kryeqytetin francez.

Incidenti ka ndodhur në rajonin e Champs Elysees, ndërsa një zyrtar policor e ka përshkruar si ‘dhunë të vogël’.


Radiostacioni Europe 1 bën të ditur se 23-vjeçari ishte larguar nga një klub nate para se të ndodhte incidenti.

Nga ana tjetër, burime të AFP thonë se ai e kishte ofenduar dhe goditur një polic jashtë klubit të natës.

Kujtojmë që kah mesi i shkurtit, Laurent Blanc e kishte suspenduar lojtarin për shkak të publikimit të një videoje, ku ai e ofendonte trajnerin. /Telegrafi/