LAJMI I FUNDIT:

Thompson heroi, Golden State siguron ndeshjen e shtatë ndaj OKC (Video)

Thompson heroi, Golden State siguron ndeshjen e shtatë ndaj OKC (Video)

Golden State Warriors ka arritur të mposhtë Oklahoman në udhëtim për të siguruar një ndeshje të shtatë vendimtare që do të zhvillohet në Oakland.

Sfida përfundoi me shtatë pikë epërsi për Golden Statë Warriors në një ndeshje tejet të ngushtë për dyja ekipet.

Çereku i parë kaloi me dominim të Oklahomas, që përfundoi fraksionin e parë me 3 pikë epërsi, kurse në fund të çerekut të dytë epërsia ishte 5 pikë.


Kjo epërsi e Oklahomas u thellua në çerekun e tretë në tetë pikë, pas një loje tejet të ngushtë por ku Oklahoma shfaqi siguri të madhe në aksione.

Megjithatë, pas dështimit në çerekun e parë, Stephen Curry dhe Klay Thompson ndezën motorët në çerekun e katërt për të kombinuar në një total prej 72 pikësh e plot 17 treshe të realizuara vetëm nga ata dy.

Heroi i fitores së madhe të Golden State ishte Klay Thompson me 41 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime e 11 treshe te realizuara, teksa Stephen Curry me gjashtë treshe arriti 29 pikë e 10 kërcime, një double-double i pazakonshëm për të.

Durant dhe Westbrook si zakonisht bënë më të mirën te OKC me 29 pikë dhe 28 pikë respektivisht, por në fund ata nuk ia dolën që të fitojnë dhe të sigurojnë finalen e madhe të NBA.

Seria aktualisht është barazuar në 3-3 me fitore për të dyja skuadrat, teksa ndeshja e shtatë që zhvillohet në Oakland të Kalifornisë do të vendosë për finalistin e madh të NBA i cili do të përballet me Cleveland Cavaliers që ditë më parë siguroi finalen pasi u shpall kampion i Konferencës Lindore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori