LAJMI I FUNDIT:

Ja pse përballja ushtarake Rusi-NATO nuk është më diçka e çuditshme

Ja pse përballja ushtarake Rusi-NATO nuk është më diçka e çuditshme

Libri i ri i ish zv.komandantit të Forcave Aleate të NATO-s, gjeneral Sër Riçard Shiref “2017: Lufta me Rusinë” është fryt i një fiksioni. Por subjekti i tij – një përplasje midis NATO-s dhe Rusisë në fillim të vitit të ardhshëm – nuk është tërësisht i çuditshëm.

Kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2014, ajo sulmoi njëherazi edhe rendin e sigurisë në Evropë që e ka fillesën tek Karta e Helsinkit e vitit 1975.


Në vend të këtij sistemi, presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për një sistem të ringjallur të Jaltës, bazuar tek sferat e ndikimit dhe respekti i ndërsjellë mes fuqive të mëdha.

Ai po ashtu ka evokuar kufijtë e Rusisë historike dhe shpallur të drejtën për të “mbrojtur bashkatdhetarët rusë” që gjenden jashtë vendit.

Dhe në rast se traktatet dhe marrëveshjet nuk janë të shenjta në Kremlin, atëherë pse duhet të jenë të tilla kufijtë e NATO-s?

Lexoje të plotë: Ja pse përballja ushtarake Rusi-NATO nuk është më diçka e çuditshme