LAJMI I FUNDIT:

AAK e NISMA: VV po ia zgjat jetën Qeverisë (Video)

AAK e NISMA: VV po ia zgjat jetën Qeverisë (Video)

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, po ia shohin për të madhe ish-partnerit të tyre, Lëvizjes Vetëvendosje, që nuk po e mbështet protestën e thirrur nga këto dy parti. Madje, ata vlerësojnë se më këtë veprim, partia më e madhe opozitare në vend po ia zgjatë jetën Qeverisë Mustafa.

Sipas AAK-së dhe Nismës, është absurde që ish-lideri i Vetëvendosjes të marrë pjesë në protestat e organizuara nga shqiptarët në Maqedoni e të mos marrë pjesë në protestën e 14 majit. Megjithatë, edhe pse nuk e kanë përkrahjen e Vetëvendosjes, këto dy parti presin që nesër sheshet e Prishtinës të jenë të mbuluara më njerëz.

Në këtë linjë është edhe nënkryetar i AAK-së, Ahmet Isufi. Ai thotë se duhet të vazhdojë trysnia e opozitës ndaj Qeverisë më protesta dhe kundërshtime. Sipas tij, vetëm në këtë formë Qeveria do të dorëhiqet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. /Tribuna Channel/