LAJMI I FUNDIT:

Këto janë vendet me më shumë “ateistë të bindur” në botë (Foto)

Këto janë vendet me më shumë “ateistë të bindur” në botë (Foto)

Për herë të parë, Norvegjia tani ka më shumë njerëz që nuk besojnë në Zot se sa që besojnë – me 39 për qind e ateistëve kundrejt 37 për qind të besimtarëve.

Në SHBA, ndërkohë, në vendin ku në monedhën e dollarit shkruan “Ne besojmë në Zot”, besimi në hyjninë e krishterë është gjithashtu në rënie, transmeton Telegrafi.

Një hulumtim ka gjetur se gati dy herë më shumë amerikanë në vitin 2014 thanë se nuk besojnë në Zot, për dallim nga viti 1980 – dhe se pesë herë më shumë në vitin 2014 thanë se kurrë nuk u luten.


Një hartë e nxjerrë nga një hulumtim ka treguar shkallën e fesë nëpër botë, ku shumica e njerëzve kanë thënë se janë “ateistë të bindur”.

Megjithatë, pavarësisht prirjes drejt më pak njerëzve që besojnë në Zot në mbarë botën, duket se vetëm disa vende kanë më shumë se 20 për qind të qytetarëve të cilët janë “rehat” në lidhje me refuzimin e nocionit të të besuarit.

Këtu janë gjashtë nga vendet më ateistë në botë, duke mos përfshirë Norvegjinë:

Kina

china-wall

Kina ka deri tani përqindjen më të lartë të ateistëve të bindur nga të gjitha vendet e botës.

Sipas Win/Gallup, mes 40 dhe 49.9 për qind e kinezëve janë të identifikuar se nuk kanë tendencë agnostike kur është fjala për të besuarit në një hyjni.

Komunizmi, me anë të së cilës partia në pushtet e Kinës ka qeverisur që nga viti 1949, e konsideron fenë si një mjet për të shtypur proletariatin, me lëvizjet fetare të shtypura nën Mao Ce Dunin, gjatë gjithë sundimit të tij 27 vjeçar deri në vitin 1976.

Një nga pikëpamjet më të vjetra filozofike të vendit, Konfucianizmi, është edhe një faktor për mungesën e një besimi në një hyjni të mbinatyrshme, transmeton Telegrafi.

Japonia

japan-plum-flower-alamy

Fqinji i Kinës është një tjetër vend që ka më shumë njerëz të cilët “refuzojnë” Zotin.

Midis 30 dhe 39 për qind e njerëzve në ishujt japonezë thonë se janë “ateistë të bindur”.

Feja në Japoni ka qenë historikisht e përqendruar rreth Shintoismit, e cila është e bazuar në ritual dhe një mitologji rreth të kaluarës së lashtë të Japonisë, në vend se një perëndie “të përgjithshme”.

Megjithatë, mbetet shpirtërore në natyrë dhe nuk mund të quhet ateizëm. E Shintoismi, si Budizmi në Japoni, kanë parë një rënie në ndjekësve në vitet e fundit.

Republika Çeke

Olomouc,-Czech-Republic

Ndoshta diçka e papritur por e vërtetë. Republika Çeke ka 30 deri në 39 për qind të qytetarëve që klasifikohen si ateistë.

Shkak për mbështetjen e dobët për fenë tradicionale të kishës mund të jetë trashëgimia e nacionalizmit të fortë çek gjatë shekullit 19-të dhe 20-të.

Katolicizmi është parë si një import austriak dhe u dekurajua nga shteti, me Protestantizmin që kurrë nuk mundi ta mbushte boshllëkun.

E kaluara komuniste e vendit të shtypur gjithashtu pengoi ringjalljen e çdo feje, që përfshin periudhën nga viti 1948 deri në vitin 1989.

Franca

paris-rex

Toka e romancës dallohet shumë prej fqinjëve të saj evropianë me të paktën një të pestën e qytetarëve që thonë se janë “ateistë të bindur”.

Në mënyrë të ngjashme në Kinën, Franca ka një histori të shtetit që kërkon për të reduktuar fuqinë e institucioneve fetare brenda kufijve të saj.

Revolucioni francez në vitin 1789 shkatërroi katolicizmin si fe shtetërore dhe një ligj është sjellë në vitin 1905 ndau edhe zyrtarisht kishën dhe shtetin.

Në Mbretërinë e Bashkuar, nga ana tjetër, kreu i shtetit është edhe kreu i Kishës – Mbretëresha.

Australia

sydney-opera-house-afp

Rreth 10 deri në 19 për qind e australianëve thonë se janë “ateistë të bindur”, ndoshta çuditërisht për një vend me një traditë të fortë të qeverisë laike.

Një kuadër ligjor ka garantuar barazinë fetare brenda disa dekadave të kolonialistëve të parë që erdhën në vitin 1788, duke rrëzuar privilegjin e Kishës së Anglisë, transmeton Telegrafi.

Shumë popuj të tjerë fetarë u bashkuan me mundësitë tregtare në Australi, duke përfshirë myslimanët dhe popullit hebre.

Sot, megjithatë, besimi në Krishterim është në rënie të vazhdueshme dhe shumë qytetarë identifikohen se “nuk kanë Zot”.

Islanda

Keflavik-Iceland-press

Katolicizmi ishte nxjerrë jashtë ligjit në ishullin verior evropian më 1550, dhe liria fetare u bë një e drejtë ligjore më 1874.

Edhe pse shumë islandezë konsiderojnë veten Lutheran, një pjesë e vogël ndjekin fetë popullore, dhe pjesa tjetër e konsiderojnë veten “ateistë të bindur”.

Kjo është vetëm 10 deri në 19 për qind e popullsisë, por ajo e vendos Islandën në mesin e disa nga vendet më ateistë në botë. /Telegrafi/