LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet pasi mësoi qenin të bëjë përshëndetje naziste (Video)

Arrestohet pasi mësoi qenin të bëjë përshëndetje naziste (Video)

Në Coatbridge të Skocisë, një burrë e ka mësuar qenin që të ngre putrën në shenj të përshëndetjes naziste sa herë që ai i jep urdhër.

Markus Meechan e ka postuar në YouTube një video, ku tregon lëvizjet e qenit sa herë që ai thotë ‘Sieg Heil’, si dhe duke shikuar dokumentarë ku shihet Hitleri duke folur para publikut, transmeton Telegrafi.


Kjo ka bërë që policia t’i vihet pas këtij 28-vjeçari, dhe ta arrestojë.

Pasi është marrë në pyetje, Meechan e ka kaluar natën prapa grilave nën akuzën për ofendim publik dhe nxitje e urrejtjes.

Megjithëse ka kërkuar falje dhe po mbrohet në liri, ai pritet që së shpejti të dal para drejtësisë. /Telegrafi/