LAJMI I FUNDIT:

Kampioni viziton Gjilanin, Besa pret Hajvalinë

Kampioni viziton Gjilanin, Besa pret Hajvalinë

Java e 30-të në elitën e futbollit kosovar ka filluar me ndeshjen mes Istogut dhe Dritës që përfundoi ditën e shtunë pa fitues.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli pas fitores kundër Besës, të dielën udhëtojnë në Gjilan, ku do të përballet me skuadrën më të njëjtën emër.

Feronikeli, edhe në duel me gjilanasit synojnë rezultat të favorshëm, në mënyrë që të bëjnë edhe një hap më afër titullit, edhe pse i pret një sfidë e vështirë përballë Gjilanit, skuadër kjo që kërkon pikët e plota.


Ndërkohë, nxehtë pritet të jenë edhe disa ndeshja tjera, sidomos për skuadrat që po luftojnë për t’i ikur barazhit.

Prishtina, e cila tashmë ka gjetur formën më të mirë, do të ballafaqohet me Vushtrrinë në “Ferki Aliu”, në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy ekipet. Në garën për t’i ikur barazhit, interesant pritet edhe ballafaqimi mes Llapit dhe Drenicës. /Telegrafi/