Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk po i beson sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ky institucion ndërkombëtar e ka akuzuar hapur spektrin politik në Kosovë për ndërhyrje në rastet e mëdha gjyqësore.
Mosgatishmëria e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendorë që të përballen me rastet e mëdha, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të profileve të larta, ka bërë që këto raste të jenë në dorë të EULEX-it, shkruan “Zëri”.
Ndërkohë që mandati i EULEX-it zyrtarisht përfundon në qershor të këtij viti, ky mision e thotë qartazi se nuk kanë besim në kolegët e tyre kosovarë. Kjo për arsye të ndërhyrjeve nga jashtë, me theks të veçantë të ndikimit të politikës në organet e drejtësisë.
“Është e qartë se mjedisi në Kosovë nuk ka arritur ende në atë pikë, saqë gjyqësori të mundë t’i kryejë funksionet e tij në mënyrë konsekuente pa u penguar nga forcat e jashtme, por institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmëri në disa prej rasteve.
Vështirësi mbeten në lidhje me kapacitetin, konsistencën dhe pavarësinë”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për gazetën “Zëri”, duke shtuar se shqetësim serioz është ndërhyrja politike në gjyqësor, në veçanti për arsye se kjo mund t’i pengojë institucionet gjyqësore që të punojnë si duhet dhe në mënyrë të paanshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak