LAJMI I FUNDIT:

Samsung gati me telefonin që palohet si kuletë!

Samsung gati me telefonin që palohet si kuletë!

Sipas një raporti të ri të publikuar nga ETNews thuhet se Samsung është duke punuar në modelin e parë të telefonit të saj që palohet, dhe se përpjekjet e kompanisë jugkoreane po zgjasin për më shumë se tri vjet tashmë.

Sipas këtij medium thuhet se telefoni i ri i Samsung do të jetë tepër unik, sepse i njëjti mund të transformohet në një telefon me ekranin prej 5-inç, kur i njëjti të jetë i paluar dhe më pas në një tablet me 7- inç, kur i njëjti hapet.


Kompania ka partneritet me firmat lokale si dhe të huaja për të krijuar teknologjinë e telefonit që palohet, për të parën herë.

Telefoni i Samsung do të shfaqet me ekranin në OLED që mund të palohet në gjysmë si një kuletë, për ta mbajtur pajisjen në xhep. Samsung Display, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e ekranit të tillë OLED, tha se ka përfunduar tashmë me zhvillimin e një prototipi.