LAJMI I FUNDIT:

Marc Wilmots: Po, Adnan Januzaj mund të lë Belgjikën për Kosovën

Marc Wilmots: Po, Adnan Januzaj mund të lë Belgjikën për Kosovën

Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, ka konfirmuar sot mundësinë që talenti kosovar, Adnan Januzaj të lë Kombëtaren e tij për Kosovën.

Federata e Futbollit e Kosovës pritet të anëtarësohet në UEFA më 3 Maj, derisa javë më parë mediat belge u thirrën në burime të tyre se Adnan Januzaj ka vendosur të luajë për Kosovën në të ardhmen.


Ai prej muajsh ka prishur marrëdhëniet me Kombëtaren belge, tek e cila nuk është ftuar që nga viti i kaluar.

“E kam lexuar këtë, por nuk di asgjë për këtë. Dy vjet më parë, e pyeta për të zgjedhur me zemrën e tij, dhe ai vendosi të vijë tek ne. Nëse ai ndryshon mendje tani, dhe e ndjen se është më mirë të shkojë diku tjetër, unë nuk do ta gjykojë atë. Nuk do të jem në gjendje të bëjë ndonjë gjë tjetër në këtë rast”, ka deklaruar Wilmots për “La Derniere Heure”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Trajneri i mirënjohur belg, ka zbuluar edhe bisedën e fundit që kishte me Januzajn, e cila ndodhi rreth një vit më parë kur ai u huazua nga Manchester United në Borussia Dortmund.

Që nga ajo kohë ata nuk janë dëgjuar në telefon, derisa disa muaj më vonë, 21-vjeçari vendosi të refuzojë ftesën e Belgjikës U-21.

“Ai është duke përjetuar sezonin e dytë radhazi të vëshrië. Hera e fundit kur folëm ishte kur zgjodhi huazimin në Dortmund. E pyeta nëse për të ishte ide e mirë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që kishte edhe atje”, sqaroi Wilmots.

Adnani në janar u rikthye në Manchester United. Dy vjet më parë, ai mes Kosovës, Shqipërisë dhe Belgjikës, zgjodhi këtë të fundit, me të cilët luajti vetëm disa minuta në Botërorin “Brazil 2014”.

Tani ka të drejtë të zgjedhë vetëm Kosovën, si shtet i ri i pranuar në UEFA.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori