LAJMI I FUNDIT:

Reali me statistikë tronditëse në Bernabeu në LK këtë sezon

Reali me statistikë tronditëse në Bernabeu në LK këtë sezon

Real Madridi këtë sezon është më në formë se sa që duket.

Klubi mbretëror këtë sezon në Ligën e Kampionëve në shtëpi ka statistikë fenomenale.

Në pesë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi Reali nuk ka asnjë gol të pranuar, duke mbajtur portën të pastër.

Dhe në krejt këto ndeshje Reali ka shënuar 18 gola, pra më shumë se tri gola për ndeshje, një statistikë fenomenale, shkruan Telegrafi.


Reali në këto ndeshje i ka natyrisht të gjitha fitore.

Kjo statistikë ia garanton Realit fitoren në ndeshjen kthyese ndaj Cityt që nisë 0-0 pasi kështu përfundoi sfida në Angli.

Por, mbretërit duhet ta dëshmojnë supremacinë në fushë. /Telegrafi/