LAJMI I FUNDIT:

Enrique flet për ndeshjen me Gijonin

Enrique flet për ndeshjen me Gijonin

Fitorja 0-8 në Riazor riktheu në një farë mënyre qetësinë në shtëpinë e Barcelonës pas asaj krize që përfshiu skuadrën blaugrana për disa javë.

Gjithsesi ai sukses ndaj Deportivos duhet të hidhet menjëherë pas krahëve nga Barcelona, pasi këtë të shtunë të besuarit e Luis Enriques do të sfidojnë në Camp Nou, Sporting Gijonin, një skuadër që lufton për mbijetesë.

“Ndodhemi në një situatë të rrezikshme. Surprizat janë të shumta dhe për këtë nuk ka të bëjë fare klasifikimi”.


“Sporting Gijoni po zhvillon një sezon unik, dhe për mendimin ka shanse të mira të sigurojë qëndrimin në Primera, pavarësisht pozicionit në të cilin ndodhet në renditje. Unë me zemër jam një tifoz i kësaj skuadre më pëlqen ky ekip sepse reflekton, shpirtin e një qyteti”.

Më pas Luis Enrique foli edhe për brazilianin Neymar i cili nuk do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës me kombëtaren braziliane por vetëm në Lojërat Olimpike.

“Kritikat e shtypit ndaj Neymar? Nuk e di nëse janë treguar të padrejtë me të pasi nuk e kam zakon të lexoj shtypin. Fakti që nuk do të luajë në Kupën e Amerikës më duket vendimi më i drejtë për të dhe për klubin. Unë aktualisht e shoh Neymarin në një formë shumë të mirë”.