LAJMI I FUNDIT:

Kafja shkakton glaukomë?

Kafja shkakton glaukomë?

Shkencëtarët nga Universiteti Harvard pohojnë që personat, të cilët pinë më shumë se 3 filxhanë kafe në ditë, i ekspozohen rrezikut më të madh për të pasur glaukomë, e cila mund të shkaktojë shikim më të dobët dhe verbëri.

“Kafja me kafeinë ka shumë përparësi shëndetësore, por pirja e më shumë se 3 filxhanëve në ditë mund të rrisë rrezikun për të pasur glaukomë, veçanërisht tek personat që kanë predispozita gjenetike për të pasur glaukomë”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit prof. Jae Hee Kang.

Në hulumtim kanë marrë pjesë gati 79.000 femra dhe 41.000 meshkuj. Asnjë pjesëmarrës nuk ka vuajtur nga glaukoma, transmeton Koha.net. Të gjithë pjesëmarrësit kanë plotësuar anketën e cila ka pasur pyetjet për shprehitë e tyre, duke përfshirë edhe sasinë e kafes të cilën e pinë çdo ditë.


healthy eyes of a young girl

Në hulumtimin e mëhershëm, prof. Kang me ekipin e vet profesional ka studiuar skandinavët të cilët udhëheqin në numrin e personave që vuajnë nga glaukoma, si edhe në sasinë e kafes që e pinë. Në këtë hulumtim kanë konstatuar që konsumimi i sasisë së tepruar të kafes rrit rrezikun për të pasur glaukomë për 66 për qind.

Kur pjesëmarrësit e këtij hulumtimi i kanë krahasuar me skandinavët, prof. Kang dhe ekipi i tij ka konstatuar që personat nga grupi i amerikanëve, të cilët pinë sasi të tepruar të kafes, po ashtu kanë rrezik më të lartë për të pasur glaukomë.

Megjithatë, shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Investigative Ophthalmology & Visual Science”, theksojnë që produktet e tjera, të cilat kanë kafeinë në përbërjen e tyre, nuk rrisin rrezikun nga krijimi i glaukomës, prandaj janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori