LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Të gjithë kanë rëniet dhe ngritjet, pos Juves

Mancini: Të gjithë kanë rëniet dhe ngritjet, pos Juves

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, thotë se sezoni i skuadrës së tij varet nga dy ndeshjet e radhës.

Nerazzurrët janë rikthyer në garë për vendin e tretë në tabelë, pasi ndodhen katër pikë prapa Romës.

“Gjithçka do të varet nga dy ndeshjet e ardhshme. Nëse i marrim pikët e rëndësishme, atëherë ndeshja ndaj Napolit do të jetë vendimtare”.


“Mirëpo, duhet ta tregojmë veten. Të gjithë i kanë ngritjet dhe rëniet, në përjashtim të Juves. Kjo është normale gjatë një sezoni”.

“Kemi bërë disa gabime, si shumë skuadra tjera, pro lojtarët gjithmonë e kanë dhënë maksimumin”.

“Gabimet janë për t’u bërë, mbi të gjitha nga një skuadër në zhvillim si kjo e jona”, ka thënë Mancini në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Genoas. /Telegrafi/