Kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka deklaruar se po protestojnë për disa padrejtësive që po u bëhen një pjese të invalidëve dhe veteranëve të luftës. Ai ka folur edhe për fryrjen e listave të veteranëve, duke thënë se Prokuroria do të duhej të nis hetimet.
Qeriqi tha se kanë ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit ia kanë dorëzuar disa propozime për të cilat kurrë nuk kanë marr përgjigje.
“Edhe pse të gjithë i kanë marrë certifikatat nuk po e gëzojnë të drejtën e pensionit që i takon. Kjo është arsyeja që na ka shty që të protestojmë. Ne kemi pas takim me kryeministrin, ministrin Arbashi të cilit i kam dorëzuar edhe propozimet por ende nuk kanë kthyer përgjigje, prandaj na kanë shtyrë të protestojmë. Tash invalidët e luftës janë duke e nënshkruar një lloj peticioni që do t’i dorëzohet ministrin Abrashi dhe do të kërkojmë një zgjidhje për këta te pakënaqur. Edhe pse këta invalidë janë certefikuar tashmë duhet te nxirret një udhëzim administrativ i cili i hap rrugë formimin e një komisioni mjekësor për shkallen e invaliditetit. Pa atë komision mjekësor këta invalid nuk po arrijnë të gëzojnë të drejtën e pension edhe pse i kanë certefikatat dhe gjithë dokumentacionin e rregullt”, tha ai.
Qeriqi tha se listat janë tepër të fryra dhe kjo po u shkakton probleme në buxhetin për veteranët e luftës.
“Të gjithë janë në dijeni edhe kryeministri, edhe të gjitha strukturat udhëheqëse të luftës se listat janë tepër të fryera dhe këto po na shkaktojnë më së shumti probleme në buxhetin për veteranët e luftës. Dëshmi ka në një shtet normal duhet të merret prokuroria dhe t’i hetojë këto raste sepse po dëmtohemi ne si veteran dhe po dëmtohet edhe buxheti i Republikës së Kosovës, kjo është edhe arsyeja pse po na shtyn të dalim në protestë, sepse një lajm i fundit që është publikuar do të zvogëlohen pensionet e veteranëve shkaku i mungesës së fondeve për këtë kategori“, ka thënë ai.
Për momentin një pjesë e veteranëve kanë hyrë në takim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit