A mund të dallosh nëse një fëmijë është bullist? Sikur të ishte kaq e lehtë! Duke qenë se arsyet apo rrethanat që provokojnë dhe mbajnë sjelljen bulliste janë aq të shumta, është e vështirë të konfirmosh dyshimin nëse një fëmijë është bullist apo viktimë e bullizmit
Gjithsesi, edhe fakti se tek ne kanë lindur dyshime për praninë e një skeme bullizmi, ky është një ogur i mirë, pasi ne e njohim rëndësinë e sinjaleve që jep fëmija.
Përgjithësisht, fëmijët që tregojnë sjellje bulliste kanë një vlerësim shumë të lartë për veten, ndryshe nga ç’mund të mendojnë disa njerëz.
Mendimi i gabuar vjen pikërisht për shkak të faktit se pjesa më e madhe e bullistëve janë nxënës me pak interes për shkollën dhe me një performancë të ulët mësimore. Këta fëmijë dhe të rinj, gjithashtu presin që gjithë të tjerët të përmbushin kërkesat e tyre dhe për më tepër, t’i kenë frikë.
Këta fëmijë, në përgjithësi nuk mendojnë se sa keq u bën të tjerëve dhuna e ushtruar prej tyre ose edhe në rast se e mendojnë, kjo gjë u jep kënaqësi.
Sidoqoftë, sjelljet bulliste janë tregues të faktit se ata që e ushtrojnë bullizmin nuk dinë të kontrollojnë dhe të menaxhojnë agresivitetin e tyre.
A mund të dallosh nëse një fëmijë është viktimë e bullizmit? Identifikimi i një fëmije-viktimë të bullizmit është më i lehtë, pasi sinjalet janë më lehtësisht të perceptueshme, krahasuar me sinjalet sjellore dhe emocionale që lëshojnë bullistët.
Karakteristika të tilla si pasiviteti, dobësia fizike apo sëmundjet e vazhdueshme, gjendja e vazhdueshme e ankthit apo tërheqja nga pikëpamja sociale, i bën këta fëmijë të jenë një objektiv jo vetëm interesant, por edhe i suksesshëm për bullistin.
Viktimizimi bën që këta fëmijë të humbasin interesin ndaj shkollës (A ju sjell gjë në mendje shpikja e çdo arsyeje të mundshme për të mos shkuar në shkollë?), të fillojnë të mendojnë se janë të paaftë për të krijuar marrdhënie sociale, të shfaqin probleme serioze me ushqyerjen dhe ritmet e gjumit, të shfaqin deri edhe probleme serioze me shëndetin fizik dhe mendor.
Djemtë nuk janë të vetmit që përfshihen në bullizëm, pasi bullizmi nuk është vetëm dhunë fizike, shkruan Living. Përhapja e thashethemeve, izolimi social, dhuna psikologjike janë gjithashtu forma tipike të bullizmit dhe kjo i bën vajzat po aq bulliste dhe viktima sa edhe djemtë.
Vlen gjithashtu të përmendet fakti se disa individë mund të jenë edhe bullistë edhe viktima, kuptohet në mjedise të ndryshme sociale. Çfarë i bën të tillë apo të atillë, kjo mbetet ende objekt kërkimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak