LAJMI I FUNDIT:

Vëmendja në Prishtinë

Vëmendja në Prishtinë

Java e 26-të në elitën e futbollit kosovar pritet të përfundojë sot me katër ndeshje shumë interesante.

Kështu vëmendja e adhuruesve të futbollit do të jetë në kryeqytetin kosovar Prishtinë, ku ekipi me po të njëjtin emër do ta luaj derbin lokal ndaj Hajvalisë.

Dy skuadrat kanë krejtësisht qëllime të kundërta, pasi Prishtina kërkon t’i ikë barazhi dhe Hajvalia është në luftë për titull të kampionit.

Ndërkohë në Gjilan pritet një derbi i zjarrtë mes Dritës dhe Lirisë, dy ekipet që po kërkojnë t’i ikin barazhit.


Vushtrria do të jetë nikoqire e Ferronikelit në ‘Ferki Aliu’, ndërsa në Pejë, Besa do ta presë Drenicën. /Telegrafi/