LAJMI I FUNDIT:

Protestat përfunduan mbrëmë të qeta, sot priten protesta të reja!

Protestat përfunduan mbrëmë të qeta, sot priten protesta të reja!

Mijëra qytetarë edhe mbrëmë vazhduan protestat kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e politikanëve nga ndjekja penale dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të shpallura nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, më 5 qershor të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit kërkonin dorëheqjen e presidentit Ivanov, për shkak se sipas tyre ky vendim është i papërgjegjshëm dhe rrezikon të ardhmen e vendit, ndërsa thonë se nuk kushte që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike më 5 qershor.

Mbrëmë ishte nata e katërt e protestave të organizuara në Shkup dhe ishte më masive në krahasim me netët tjera, dhe ndërkohë Shkupi sot është i qetë.

Protestat antiqeveritare mbahen nën organizimin e 88 organizatave qytetare. Sot, sipas paralajmërimeve të lëvizjes ‘Protestoj’ në ora 18 priten protesta të reja. /Telegrafi/